Vizita e delegacionit të Klinikës Stomatologjike Universitare të Tiranës

Me datën 19.09.2016 Qendrën tonë e vizitoi delegacioni i Klinikës Stomatologjike Universitare të Tiranës i udhëhequr nga Drejtrori i kësaj Klinike, Dr Etion Joka i shoqëruar nga Berijola Lamaj, sektori i financave, Liljana Kukaj, specialiste finance, Dr Oriola Madhi, Dr Emin Kuzumi, Dr. Neada Hyseni dhe Dr Gjergj Boçari.Ata u pritën nga stafi menagjues i QKSUK-së, Dr Sc Shefqet Mrasori, Prof Metush Disha, Prof Fatmir Dragidella dhe Din Kastrati. Në këtë takim u arrit marrëveshja e bashkëpunimit në fushën profesionale me synim të shkëmbimit të përvojave studimore, klinike, teorike, me organizimin e punëtorive, trajnimeve pjesëmarrjen në konferenca të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar.
Po ashtu, u pajtuan që niveli i bashkëpunimit të zgjerohet edhe në fushën e edukimit specialistik, ku specializantët nga të dy institucionet do të vizitojnë qendrat respektive me qëllim të avanicmit të tyre në fushat e stomatologjisë.
Mysafirët patën rastin të vizitojnë klinikat e QKSUK-së dhe u njoftuan për aktivitetet profesionale që kryhen nëpër këto klinika.