U mbajt kongresi i 35 Europian i Protetikës Stomatologjike EPA 2011, Bern, CH
Në Bern të Zvicrës prej 29 shtator deri 01. Tetor 2011 u mbajt Kongresi i 35-të Europian i Protetikës Stomatologjike (EPA). Ky kongres paraqet nje ngjarje të veçantë të kësaj lëmie në nivel europian, që në veti ngërthen pjesemarrës të Evropës si dhe më gjërë: USA, Japoni, Korea, Izraeli, Irani, India etj.
Grupi prej 8 mjekëve specialistë të lëmisë së protetikës stomatologjike pranë QKSUK-së ishin pjesëmarrës aktiv me 10 punime profesionale dhe shkencore (dy prezentime orale dhe tetë prezentime poster).
Pjesëmarsëve në fund i’u ndan “ Certifikata pjesmarjeje” dhe u vlerësuan me 18 orë te Edukimit të vazhdueshëm (18 hours of contuining Education).
Një e arritur shumë e madhe jo vetëm për stomatologjinë por edhe për mjekësinë kosovare ishte përzgjedhja e punimit- posterit më të mirë të kongresit (“Best poster presentation price”). Këtë epitet e mori punimi me titull ” Prosthetic rehabilitation of the patient with hemyfacial microsomia: A case report” të autorëve Ganimete Deda, K.Agani, F.Asllani, M.Kuci.