Ministri Gashi viziton QKSUK-në

Prishtinë, më 26.3.2008


Ministri Alush Gashi me bashkëpunëtorë vizitoi sot Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës.

Pas takimit me drejtorin e QKSUK, Blerim Kamberi n dhe stafin tjetër të lartë, Ministri Gashi takoi edhe drejtorët e klinikave të QKSUK. Më pastaj Ministri vizitoi edhe klinikat e QKSUK veç e veç duke shprehur mirënjohje për rendin, rregullin dhe përgjegjshmërinë e menaxhmentit.

Ministri shprehi gatishmërinë e mbështetjes së edukimit të vazhdueshëm jashtë Kosove për personelin e QKSUK, organizimet e kësaj qendre të kongreseve ndërkombëtare si ai para pak ditësh etj. që i bëjnë nder Kosovës si dhe shëndetësisë tonë. Po ashtu Ministri gjeti gatishmërinë e stafit të qendrës për edukimin e stafit të qendrave stomatologjike vendore që kanë nevojë për edukim dhe trajnim të vazhdueshëm.

Në fund, Ministri dhe Drejtori i QKSUK u përgjigjen në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm duke theksuar se puna e punëtorëve të QKSUK i bën nder vendit, shëndetësisë dhe punëtorëve shëndetësorë