Ceremonia inauguruese e Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërishme

Me datën 16 Prill 2018, para ndërtesës së Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës, u zhvillua ceremonia inauguruese e Projektit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërishme. Ky Projekt ka përfshirë renovimin e 12 ndërtesave publike të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Në këtë ceremoni morën pjesë: Ministri i Zhvillimit Ekonomik - Zt. Valdrin Lluka, Ministri i Shëndetësisë - Zt. Uran Ismaili, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë - Zt. Marco Mantovanelli dhe Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës - Dr Basri Sejdiu.