Vizita e Ministrit të Shëndetësisë, Zt. Uran Ismaili

Me datën 20 Mars 2018, Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës e vizitoi Ministri i Shëndetësisë, Zt. Uran Ismaili, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe Shefin e Kabinetit të Ministrit. Nga stafi menaxhues i QKSUK-së, Drejtori Ekzekutiv Dr Sci Shefqet Mrasori, Zëvendësdrejtori Prof Metush Disha, Drejtori i Departamentit të Shëndetsisë Prof Fatrmi Dragidella dhe Drejtori i Administratës Qendrore Zt. Din Kastrati, ata u njoftuan me punën dhe rrjedhën e aktiviteteve që zhvillohen në Qendër. Gjatë vizitës nëpër klinikat e QKSUK-së, Ministri u takua me punëtorët e Qendrës për të parë nga afër aktivitetet shëndetësore dhe arsimore, si dhe për të parë disa nga ambientet e renovuara të Qendrës.