Memorandumi i bashkëpunimit

Me datën 1 Mars 2018 u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës (QKSUK), Odës së Stomatologëve të Kosovës (OSK) dhe Fakultetit të Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë (FM-DS) me të cilin u përcaktuan modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet këtyre institucioneve në fushën e organizimit të aktiviteteve të edukimit të vazhdueshëm profesional dhe në organizimin e dy konferencave nga fusha e stomatologjisë. Ky Memorandum u nënshkrua nga Drejtori i QKSUK-së, Dr Sc Shefqet Mrasori, Kryetari i OSK-së, Prof Asoc Kujtim Shala dhe nga Dekanja e FM-së, Prof Dr Suzana Manxhuka-Kërliu.