« Kthehu

Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive

Veprimtaria e Klinikës


Klinika e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë preventive iu ofron shërbimet klinike dhe preventive moshave fëmijërore, që nga i porsalinduri e deri në moshën 15 vjeçare. 

Në klinikën e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive studiohen dukuritë fiziologjike dhe patologjike që zhvillohen në hapësirën e gojës, në mënyrë që të ndikohet në zhvillimin normal të funksioneve dento-orale. Kjo arrihet më anë të aktiviteteve të caktuara klinike dhe preventive. 

Veprimtaria klinike konsiston në: diagnostikimin, planifikimin dhe ndërmarrjen e veprimeve adekuate terapeutike në sanimin e patologjive të caktuara. Ndërsa, funksioni preventiv i saj konsiston në identifikimin e hershëm të indikatorëve dëmtues për shëndetin e gojës dhe dhëmbëve si dhe parandalimin e tyre. 

Puna klinike dhe preventive në klinikë realizohet nga 13 specialistë të Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive. Kuadri ndihmës shëndetësor përbehet nga 5 infermiere.

Në klinikë zhvillohet ngritja edukativ-profesionale, që konsiston në: organizimin e studimeve themelore akademike për student në kohëzgjatje prej 6 vitesh, organizimin e studimeve pasdiplomike, si dhe përsosja profesionale specialistike në kohëzgjatje prej 3 vitesh.


Personeli i Shërbimit

Teuta Ademaj-Kutllovci
Dr. Sci.
 
Shefe e Klinikës - Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
+381 38 500 600 22 30
Agim Begzati
Prof. Dr.
 
Mësimdhënës - Specialist i Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
+381 38 500 600 22 30
Aida Rexhepi
Dr. Sci.
 
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
+381 38 500 600 22 30
Blerta Latifi-Xhemajli
Dr. Sc Dr
 
Asistente - Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
+381 38 500 600 22 30
Luljeta Ferizi-Shabani
Dr. Sci.
 
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
+38 38 500 600 22 30
Dashnor Dula
DR.
 
Specialist i Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Petrit Raka
DR.
 
Specialist i Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Dafina Ahmeti
Dr.
 
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Shqiprim Bajrami
Dr.
 
Specialist i Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Lumnije Krasniqi
Dr.
 
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Elvira Stanovci
Dr.
 
Specialiste e Pedodoncisë dhe Stomatologjisë Preventive
Vlora Rafuna
Infermiere
 
UD. Motra kryesore