« Kthehu

Klinika e Ortopedisë së Nofullave

Veprimtaria e Klinikës


Veprimtaria primare e Klinikës është përkujdesja për pacientët të cilëve u është diagnostikuar anomalia dentofaciale e cila kërkon përpunim specialistik ortodontik në të gjitha segmentet: duke filluar nga diagnostika, trajtimet e ndryshme dhe deri te punimi i aparateve ortodontike. Rastet e caktuara me diagnozë të ndërlikuar trajtohen në mënyrë interdisiplinare, në bashkëpunim me klinikat tjera të QKSUK. Pacientët trajtohen me aparate ortodontike mobile (aparate aktive, aparate funksionale dhe aparate pasive) si dhe me aparate ortodontike fikse. 

Përveç veprimtarisë shëndetësore, kuadri akademik i Klinikës në mënyrë aktive vepron edhe në të gjitha segmentet e mësimit të studentëve të stomatologjisë. Në klinikë kryhet edhe specializimi nga Ortodoncia për mjekët stomatolog në kohëzgjatje prej 3 vjetëve, gjë që kërkon angazhim plotësues të të gjithë personelit të Klinikës. 
Kuadri i Klinikës përbëhet nga 10 mjekë stomatolog – specialistë të Ortopedisë së Nofullave, 4 asistente stomatologu dhe 4 teknikë të Ortodoncisë. Të gjithë mjekët që punojnë në klinikë, gjatë orarit të punës njëkohësisht janë të angazhuar edhe në procesin mësimor në Degën e Stomatologjisë të Fakultetit të Mjekësisë.


Personeli i Klinikës

Sokol Krasniqi
Dr. Sci.
 
Shef i Klinikës, Asistent - Specialist i Ortopedisë së Nofullave
Blerim Mehmeti
Dr. Sci. Dr.
 
Asistent - Specialist I Ortopedisë Së Nofullave
Ekrem Çitaku
Dr. MA.
 
Specialist i Ortopedisë së Nofullave
Arjeta Sahatçiu-Gashi
Dr.
 
Specialiste e Ortopedisë së Nofullave
+381 38 500 600 22 12
Floriana Drejta-Stavileci
Dr.
 
Specialiste e Ortopedisë së Nofullave
Vullnet Destani
Dr.
 
Specialist i Ortopedisë së Nofullave
Venera Koçinaj
Dr.
 
Specialiste e Ortopedisë së Nofullave
Naile Gashi
Dr.
 
Specialiste e Ortopedisë së Nofullave
Fatmire Rexhepi
Infermiere
 
Motra kryesore e Klinikës
+381 38 500 600 22 12