Hyrje
QKSUK e ka orientuar punën e vet në atë mënyrë që veprimtaria e saj është e integruar, ku arsimi, shëndetësia dhe shkenca ngërthehen njëra me tjetrën, plotësohen, mbështeten ndërmjet tyre ose burojnë njëra nga tjetra,Në këto tre veprimtari dominon kuptimi modern i shëndetit oral si një segment i shëndetit të përgjithshëm të njeriut. Në këtë drejtim janë të drejtuara programet arsimore, shëndetësore dhe hulumtimet shkencore.
Përmbajtja e begatshme dhe përdorimi i inovacioneve në procesin mësimor të veprimtarisë diagnostiko-terapeutike dhe punës shkencoro-hulumtuese të institucionit, janë të mbushura me suksese drejt zgjidhjes së problemeve në sferën e mbrojtjes stomatologjike të popullatës.
D R E J T O R I
Prof. As. Dr Fatmir Dragidella
